Masat e reja, ky është orari i ri i autobusëve

19:08 | 23 Dhjetor 2020

Ky është orari i ri autobusëve pas masave të reja.

Ndërmarrja publike “Trafiku Urban” ka njoftuar se është zgjatur orari i qarkullimit deri në orën 20:00.

Sipas njoftimit thuhet se autobusët në Prishtinë do të qarkullojnë çdo ditë nga ora 06:00 deri në orën 20:00.

“Sipas Vendimit të Qeverisë për kufizimin e lëvizjes, autobusët e NPK “Trafiku Urban” Prishtinë do të qarkullojnë çdo ditë nga ora 06:00 deri në orën 20:00, deri në ndonjë vendim tjetër nga institucionet përgjegjëse”, thuhet në njoftim.

Është bërë e ditur se ende vlen kufizimi gjatë pandemisë maksimumi 25 udhëtarë në autobus.

Komento: