Milani fiton me një gol në fund të ndeshjes

23:26 | 23 Dhjetor 2020

Milani ka fiuar me një gol në fund të ndeshjes.

Tri pikë të arta nga koka e Theo Hernandez në fund të ndeshjes, Milani e ka mposhtur 3-2 Lazion.

Milani e ka mbyllur vitin 2020 me fitore.

Të besuarit e Stefano Piolit nuk e kanë lëshuar kreun në Serie A para pushimit dimëror, duke marrë tri pikë të arta në shtëpi pas fitores së vështirë kundër Lazios.

Gjithçka ishte e barabartë deri në minutën e 92-të, kur në skenë doli Theo Hernandez për të shënuar golin e tri pikëve, për rezultatin 3-2.

Golat tjerë për Milanin i shënaun Ante Rebic për 1-0 në minutën e 10-të, golin hapës të ndeshjes, kurse për 2-0 realizoi Calhanoglu, në minutën e 15-të.

Lazio reagoi duke barazuar rezultatin me anë të Albertos në minutën e 28’ dhe Ciro Immobile në atë të 59’.

Pas këtyre tri pikëve, Milani sërish mbetet lider në Serie A me 34 pikë dhe mbylli vitin 2020 siç është më së miri.

Në këtë xhiro, Roma fitoi gjithashtu, që e mundi 3-2 Cagliarin në Olimpico.

Derisa Napoli ka vazhduar me ecurinë negative.

të besuarit e Gattusos mezi morën një pikë në San Paolo, duke barazuar 1-1 me Torinon, me golin që erdhi në minutën e 90+3.

Komento: