Ndërron jetë veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës

23:38 | 23 Dhjetor 2020

Ka ndërruar jetë veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sot ka vdekur Nezir Gashi, veprimtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në Facebook.

“Sot në ditën e lindjes së LDK-së, na paska lanë baca NezirGjatë gjithë jetës së tij, Nezir Gashi ishte patriot e veprimtar i pashoq. Ishte i angazhuar në LDK prej ditës së themelimit. Për gjithë këto vite, baca Nezir i ka dhënë vlerë LDK-së.

Ai ka punuar gjithmonë për unitet dhe e i ka dhënë mbështetje të jashtëzakonshme gjeneratës së re. Do të na mungosh të gjithëve.Të qoftë i lehtë dheu i kësaj toke!Ngushëllimet e mija të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve”, ka shkruar Bajrami.

Komento: