
Napoli siguroi një barazim në duelin ndaj Torinos, në kuadër të xhiros së 14-të të Serie A.
Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, pas ndeshjes ndaj Torinos, të cilën përfundoi me rezultat 1-1, foli për mbarëvajtjen e ndeshjes, por u ndal të flasë edhe për sëmundjen e tij, e cila është bërë temë e diskutimeve.
Aktualisht, sëmundja e “Rinos” quhet, Ocular Myasthenia dhe është sëmundje auto-imune e cila sulmon syrin.

“Sot kemi vuajtur shumë por pak e nga pak kemi rimarrë vetën”, tha 42 vjeçari.
“Kemi qenë brilant, erdhëm të lodhur në ndeshje. 10 ndeshjet e fundit kemi luajtur çdo tre ditë dhe ekziston lodhja, tani rikuperojmë energjitë tona”, tha ai.
“Ka që 10 apo 12 ditë që nuk jam vetja ime, jeta është e bukur dhe duhet ti qaseni pa frikë. Kam pasur këtë problem. Jam gjallë dhe i qetë që nuk vdes. Ditët e fundit jam mirë, por nuk isha mirë javët e kaluara”, tha italiani.
“Kam një sëmundje auto-imune, është e treta herë që më kaploi dhe këtë herë më ka bërë më keq”, përfundoi Gennaro Gattuso.