Përgatituni: Iu pret mot me shi e borë në dy ditët e ardhshme

18:04 | 24 Dhjetor 2020

Mësoni se ҫfarë moti do të mbretërojë në dy ditët në vazhdim në vendin tonë.

Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të ndikoj në prishjen e ekuilibrit termik në të dy vlerat ekstreme.

Nga ana tjetër vranësirat të cilat gjenden për momentin mbi territorin tonë do të dendësohen dhe do të krijohen kushte për reshje shiu dhe bore.

Dita e premte do të vazhdojë të mbetet me temperatura të larta mbi vlerat e mesatareve.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 3-11gradë Celsius.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1-9m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Komento: