Mesfushori i Milanit, Tiemoue Bakayoko, është shumë i gatshëm për të nënshkruar një lëvizje të përhershme te rossonerëve, duke lënë Chelsean në verë përcjell ORAinfo.
Bakayoko me të vërtetë ka duruar kohë të vështira në rossoneri, por ai ka arritur të këndellet e të rikthehet në formë.
Ai tani është bërë një pjesë shumë e rëndësishme e mesfushës së Milanit.
Bakayoko është shumë i qartë se ku gjendet tani e ardhmja e tij. Ai dëshiron një lëvizje në Milano në verë – një vend ku ai ndjehet i kërkuar dhe i besuar.
Dhe Chelsea ka një klauzolë në marrëveshjen e huazimit ku Milan do të duhet të blejë francezin për një tarifë prej 35 milionë eurosh. Dhe Chelsea gjithashtu do të jetë i gatshëm të bëjë një marrëveshje për këtë./ORAinfo/