Zgjedhjet e parakohshme, Vjosa Osmani takon kryetaren e KQZ-së

21:13 | 24 Dhjetor 2020

Përgatitja për zgjedhje të reja, Vjosa Osmani takon kryetaren e KQZ-së.

Ushtruesja e detyrës e Presidentit Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka. Në këtë takim u diskutua lidhur me përgatitjet e KQZ-së për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, pas rrethanave të krijuara nga njoftimi për Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Osmani e Daka diskutuan lidhur me takimet preliminare të zhvilluara me subjektet politike, dhe e njoftoi se ajo do ta caktojë datën e zgjedhjeve menjëherë sapo Aktgjykimi i Kushtetueses të hyjë në fuqi, pas dorëzimit tek palët.

Osmani potencoi rëndësinë e veprimeve të shpejta për procesin e votimit për qytetarët e vendit të cilët jetojnë në mërgatë. Sipas Osmanit, bashkatdhetarëve tanë duhet t`u ofrohet sa më shpejtë mundësia për t`u regjistruar për votim, në mënyrë që të kenë kohë të mjaftueshme që votat e tyre të arrijnë në KQZ sipas afatit të paraparë.

Komento: