Barcelona – Mustafi, vjen lajmi i fundit

21:53 | 24 Dhjetor 2020

Barcelona heq dorë nga transferimi i Shkodran Mustafit.

Barcelona thuhet se ka hequr dorë nga transferimi i qendërmbrojtësit të Arsenalit, Shkodran Mustafi, pavarësisht që agjenti konfirmoi bisedimet.

Mustafi nuk është në formacionin startues të Mikel Artetas dhe këtë edicion ka zhvilluar vetëm 44 minuta në Premierligë, transmeton lajmi.

Kontrata i skadon në fund të sezonit, por thuhej se ishte afër kalimit të Barcelona.

Sipas Mundo Deportivo, katalunasit nuk kanë interesim për të transferuar fituesin e Kupës së Botës.

Mustafi nuk ka qenë titullar i padiskutueshëm që nga largimi prej Valencia, derisa Arsenali preferon ta shesë muajin e ardhshëm.

Komento: