Atletico Madrid vihet pas mbrojtësit të Arsenalit

22:37 | 24 Dhjetor 2020

Atletico Madrid synon transferimin e mbrojtësit të Arsenalit.

Atletico Madridi do provojë transferimin e mbrojtësit Ainsley Maitland-Niles pas dënimit të Kieran Trippier që u dënua me 10 lojë mungesë pasi theu rregullat.

Maitland-Niles ishte i lidhur me largimin gjatë verës, por trajneri Mikel Arteta vendosi ta mbajë në “Emirates”, transmeton lajmi.net.

Sipas Sky Sports, Atletico është duke e vëzhguar nga afër dhe në rast që Arsenali e nxjerrë në shitje, atëherë do provojë ta blejë.

Trippier nga ana tjetër ende nuk i është konfirmuar dënimi, por në rast që dënohet, atëherë do jetë mungesë e madhe për “Los Rijoblancos” sepse ka qenë titullarë në çdo ndeshje nën urdhrat e Simeones.

Shkaku i dënimit, anglezi pritet të humb rreth 13 ndeshje dhe duhet të paguajë dënimin me vlerë 70 mijë funte.

Komento: