Rastet e reja me koronavirus janë nga këto komuna të Kosovës

15:17 | 25 Dhjetor 2020

249 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1048 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, përcjell ORAinfo.

IKSHPK-ja ka njoftuar se numri total i rasteve pozitive është 50.135 raste.

Këto raste të reja janë nga gjithsej 25 komuna të Kosovës.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 99 raste, Gjakovë 14 raste, Gjilan 14 raste, Graçanicë 14 raste, Drenas 13 raste, Ferizaj 12 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Mitrovicë 12 raste, Podujevë 10 raste, Lipjan 7 raste, Prizren 7 raste, Obiliq 4 raste, Deçan 3 raste, Pejë 3 raste, Rahovec 3 raste, Skenderaj 3 raste, Suharekë 3 raste, Viti 3 raste, Vushtrri 3 raste, Dragash 2 raste, Istog 2 raste, Junik 2 raste, Klinë 2 raste dhe me nga nje rast komunat Novobërdë dhe Shtërpcë”- thuhet në njoftimin e Institutit./ORAinfo/

Komunat dhe vendbanimet e rasteve të reja me Covid-19:

Komento: