Maloku: Ku i kie fjalët “për njohje reciproke”, KM nē ikje A. Hoti?

18:30 | 25 Dhjetor 2020

Analisti dhe sociologu i njohur kosovar, Fadil Maloku i është drejtuar me disa fjalë kryeministrit në largim, Avdullah Hotit.

“Ku i kie fjalët “për njohje reciproke”, KM nē ikje A. Hoti?”- është pyetja e Malokut për Hotin, përcjell ORAinfo.

Shkrimi i plotë:

Lëre që na mashtruat me Isa Mustafën, po Serbia tash edhe po na vaksinon qytetarët e Republikës!

1. Para se me ardhë përmes puçit ashtrues nē krye të Qeverisë, argumentin më të fuqishë e ke pasë “njohjen reciproke”!? Bile, gjithē neve tjerëve që qysh atëherë dyshonim në sinqeritetin Tuaj dhe të Isa Mustafës, na anatemonit me gjithëfarë epitetesh… bile na identifikonit edhe si antiamerikan!? Tani kur po ikën bashkë më ideatorin e clonin Tuaj U Mustafën, Ju nuk bëtë asgjë as në planin e brendshëm, përveq dëmit që i shkaktuat LDK-s, me largimin pervers të Vjosa Osmanit.

2. Duke i numëruar ditët e jolegjitimitetit dhe jolegalitetit, Ju poashtu, s’jeni kah “kujdestaroni” as për ngjarjet në pjesën veriore të Kosovës, ku sot Serbia ka filluar vaksinimin e serbëve kosovar si me qenë në “bahçe të babës”?! Dhe ky kujdestarim nga ana e Serbisë, më së miri e demanton dhe e dekonspiron “përrallën” e nisur për “njohjen reciproke”, nga ana e Juaj!

3. Duke iu falenderuar nënshkrimit të shefit Tuaj Isa Mustafa, në Bruksel më 2015, Qeveria e Serbisë, kurdo që i duhet “hyn e del” si në “Hanë ë Dilit” në Kosovë!? Ashtu që akti dhe fakti i lojës së Lista “Srpska” me pjesëmarrjen e tyre në çfardo qeverie me shumicë shqiptare, përveç dekonspirimit e “zbulon” edhe edhe qëllimin e minimit dhe bllokimit të çfardo iniciative për intervenime e ndryshime më radikale nē Kushtetutë!

Komento: