Zëdhënësi i PDK-së: LDK’ja dështoi njëjtë si VV’ja në mbrojtjen e sovranitetit të vendit

22:15 | 25 Dhjetor 2020

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi ka reaguar ndaj fillimit të vaksinimit të qytetarëve të Kosovës në veri nga Serbia.

Bytyqi ka akuzuar të gjitha partitë politike duke thënë se kanë dështuar në mbrojtjen e sovranitetit të shtetit të Kosovës.

Ky është reagimi i tij i plotë:

Tregoni Haki Abazit se nuk ka dallim në mes të 1.000 testeve që i kishte sjellë Serbia në veri të Kosovë gjatë qeverisë Kurti, me vaksinimin e qytetarëve të Kosovës në veri nga Serbia, gjatë qeverisë Hoti.

Në të dyja raste, koalicionet VV-LDK dhe LDK-AAK-Nisma, kanë dështuar në mbrojtjen e sovranitetit të shtetit të Kosovës.

Në esencë, qeveria Hoti është gjunjëzuar para Serbisë, njëjtë siç ishte dorëzuar qeveria Kurti në fillim të pandemisë.

Komento: