Mblidhet kryesia e LDK-së, diskutohet emri i kandidatit për kryeministër

11:58 | 26 Dhjetor 2020

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës këtë të shtune është mbledhur në selinë e këtij subjekti në Prishtinë.

Në këtë mbledhje të LDK-së do të diskutohet edhe emri i kandidatit për kryeministër nga radhët e partisë që drejton ish-kryeministri Mustafa.

Mbledhja e cila ka filluar nga ora 10:00 është duke vazhduar të mbahet akoma.

Gjithë këto zhvillime vijnë pas rrëzimit të Qeverisë Hoti nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që konstatoi se vota e deputetit Etem Arifi pro qeverisë së drejtuar nga LDK ka qenë e pavlefshme.

Vendi pritet të mësojë datën e zgjedhjeve të reja posa të dalë aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese. Një gjë të tillë e ka thënë u.d e presidentes, Vjosa Osmani.

Komento: