Përfundon takimi i Kryesisë së LDK-së, “ka emra sa të doni për kandidatin për kryeministër”

12:37 | 26 Dhjetor 2020

Ka përfunduar takimi i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ismet Beqiri nuk ka treguar nëse në mbledhjen e Kryesisë kanë vendosur për kandidatin për kryeministër derisa shkurt ka thënë se “ka emra sa të duash”.

Mbledhja ka nisur në ora 10:00 dhe pak me parë ka përfunduar.

Gjithë këto zhvillime vijnë pas rrëzimit të Qeverisë Hoti nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që konstatoi se vota e deputetit Etem Arifi pro qeverisë së drejtuar nga LDK ka qenë e pavlefshme.

Vendi pritet të mësojë datën e zgjedhjeve të reja posa të dalë aktgjykimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese. Një gjë të tillë e ka thënë u.d e presidentes, Vjosa Osmani.

Komento: