
Kurti: LDK s’e donte Glaukun kryetar të Kuvendit, sepse si president do e tmerronte gardën e vjetër.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti thotë se LDK nuk e pranonte humbjen e 6 tetorit e prandaj edhe i vendoi kushte për koalicionin.
Kurti thotë se partia e tij lëshoi pe në shumë aspekte dhe falenderoi Glauk Konjufcën i cili pas tërheqjes nga pozita e kryetarit të Kuvendit mundësoi marrëveshjen e Qeverisjes.
Ai shtoi se LDK nuk e donte Glaukun kryetar Kuvendi sepse sot ai do ishte president e kjo sipas tij e tmerronte gardën e vjetër.
“LDK nuk pranoi se ka humbur më 6 tetor, na vendosi kusht pas kushti për koalicion. Ne lëshuam pe në shumë aspekte, falenderoj edhe Glauk Konjufcën që u tërhoq nga pozita e kryesuesit të Kuvendit dhe u arrit marrëveshja. Këmbgulja e LDK-së për atë pozitë nuk lidhej me Kuvendin por me Presidentin, pasi që sot Glaukun do e kishim president dhe kjo e tmerronte gardën e vjetër. Qeverinë e krijuam me 3 shkurt dhe bëmë punë të mira, e në fillim të pandemisë na sabotuan dhe na lanë pa shumicë në Kuvend, të sabotozh qeverinë kur fillio pandemia është papërgjegjësi e madhe. LDK e mbajti fjalën dhe marrëveshjen vetëm 50 ditë, sepse ata që na rrëzuan nuk kishin vota pë Qeveri, u desh tu shkojnë natën deputetëve duke dhuruar edhe konsullata pë djemtë”, deklaroi Kurti në një mbledhje online të Vetëvendosjes.