Goditet me veturë një femër në Prishtinë, shoferi ik nga vendi i ngjarjes

16:11 | 27 Dhjetor 2020

Një femër goditet nga vetura në Prishtinë, shoferi ik nga vendi i ngjarjes.

Një femër është goditur nga një veturë e cila po qarkullonte në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, drejtuesi i kësaj veture ka vazhduar qarkullimin duke mos ndaluar në vendin e ngjarjes.

Duhet përkujtuar që numër i madh i aksidenteve janë shkaktuar edhe gjatë 24 orëve të fundit, ku njëri prej tyre ishte me fatalitet.

289 aksidente të tjera u shkaktuan me të lënduar, kurse 57 të tjerë ishin me dëme materiale.

Komento: