Avdullah Hot pret që secili deputet të mbështesë ligjin për buxhetin 202

16:49 | 27 Dhjetor 2020

Hoti: Është e udhës që secili deputet të mbështesë ligjin për buxhetin 2021.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti deklaroi se është e udhës që secili deputet të jetë nesër në seancën e Kuvendit të Kosovës dhe të mbështesë Ligjin për Buxhetin 2021.

Hoti tha se votimi i këtij ligji siguron stabilitet financiar, në pjesën e parë të vitit të ardhshëm, kur të hyrat buxhetore janë të pakta.

Më herët thirrje për votim të buxhetit ka bërë edhe shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ndërkohë që Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka paralajmëruar se do të mbështesë votimin e projektligjit për buxhetin.

Postimi i plotë:

Nesër në Kuvendin e Kosovës shqyrtohet ligji i buxhetit për vitin 2021. Është e udhës që secili deputet të jetë në seancë dhe të mbështesë këtë ligj.

Votimi i këtij ligji siguron stabilitet financiar në pjesën e partë të vitit të ardhshëm, kur të hyrat buxhetore janë të pakta. Votimi i këtij ligji mundëson mbështetjen për punëtorët e papunë dhe për biznese që janë në vështirësi financiare për shkak të pandemisë.

Komento: