Shqipëria pushtohet nga reshjet e shiut dhe borës

17:34 | 27 Dhjetor 2020

Reshjet e shiut dhe dëborës “pushtojnë” Shqipërinë.

I gjithë territori i Shqipërisë, është përfshirë nga reshjet e shiut dhe në zonat malore nga dëbora, që nga pasditja e së shtunës.

Dëbora ka shkaktuar probleme në disa rrugë, pasi trashësia e saj ka arritur në disa centimetra në Kukës, Has dhe Tropojë.

Reshjet e shiut dhe borës gjatë mbrëmjes së kaluar kanë shkaktuar probleme për banorët e fshatit Nimçë Njësia Administrative Topojan.

Si pasojë e rrëshqitjes së gurëve shkëmborë e dherave banorët e zonës patën probleme për të lëvizur nga një zonë në një tjetër.

Deri më tani rrugët nacionale në qarkun e Kukësit janë të kalueshme.

Edhe në Pukë e Theth dëbora ka arritur në disa centimetra, ndërsa nuk raportohet për probleme në qarkullimin rrugor.

Në Vlorë, për shkak të kushteve atmosferike, janë pezulluar lundrimet e mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit, ndërsa kapiteneria atje thotë se përmirësimi i motit do të nisë me 30 dhjetor 2020 pas orës 22:00.

Komento: