Abrashi deklarohet pas takimit: Sot folëm edhe për diasporë, prapë do të qeverisim

18:01 | 27 Dhjetor 2020

Sekretari i LDK-së, Arban Abrashi ka folur pas takimit me kryetarët e degëve.

Ai ka thënë se në takimin e sotëm me kryetarët e degëve janë dakorduar për aktivitetet e fushatës zgjedhore.

Abrashi ka thënë se LDK-ja do të qeverisë sërish me vendin.

Postimi i plotë:

Sot mbajtëm takim me Kryetarët e degëve

U dakorduam për orarin e aktiviteteve nëpër degë e nëndegë, vizitat, kriteret për deputetë dhe rolin e diasporës. Krejt tjerat që i lexoni e dëgjoni janë shpifje.

LDK është e fortë, edhe prap kena me qeverisë! Vazhdojmë #ldkkalaepamposhtur. /ORAinfo/

Komento: