Zyrtare: Blendi Shkëmbi trajner i FC Ballkanit

19:02 | 27 Dhjetor 2020

Blendi Shkëmbi trajner i FC Ballkanit.

FC Ballkani e ka zyrtarizuar sot si trajner Blendi Shkëmbin

Në një njoftim që kanë bërë në facebook, klubi suharekas ka treguar se është ai që i ka bindur më se shumti për të vazhduar bashkëpunimin mes tyre.

“Kemi arritur marrëveshjen me trajnerin nga Korça z. Bledi Shkëmbi. Pas shume negociatave me trajner të respektuar, të cilët i kemi kontaktuar dhe të cilët i falënderojmë për shpalosjen e programeve të tyre dhe vullnetin për të bashkëpunuar. Mirëpo, ai i cili na bindi për një bashkëpunim të ardhshëm tashme është timonieri më i ri FC Ballkani Bledi Shkëmbi”, thuhet në këtë njoftim.

Shkëmbi ka drejtuar skuadrën KF Teuta (Durrës) dhe Liria FC (Prizren) andaj kjo është sprova e tij e dytë në Superligën e Kosovës

Komento: