
Milan dëshiron ta kompletojë transferimin e Dalot.
Sipas raporteve në Itali, Milan dëshiron që ta kompletojë blerjen e Diogo Dalot nga Manchester United
Mbrojtësi i djathtë portugez ju bashkua kuqezinjve në një marrëveshje huazimi në afatin kalimtar të verës.
Marrëveshja, megjithatë ishte xhentëlmenë dhe i lejonte kuqezinjve për të diskutuar një marrëveshje që do ta mundësonte transferimin e tij të plotë gjatë sezonit.
Sipas Calciomercato.com, Milan dëshiron që të nënshkruajë me 21 vjeçarin që në janar.
Manchester United raportohet se dëshiron ta shet me para mbrojtësin portugez derisa Ole Gunnar Solskjaer e bazon lojën më shumë në Aaron Ëan-Bissaka dhe si zëvendësues të tij ai dëshiron Kieran Trippier, Nordi Mukiele ose Max Aarons.
Transferi permanent i Dalot nuk është prioritet për MIlanin të cilët për momentin dëshirojnë që t’ja zgjasin kontratat Gigio Donnarumma dhe Hakan Calhanoglu.
Pasi kjo sagë do të përfundojë, liderët e Serie A do të fillojnë bisedimet me Djajtë e Kuq.
Dalot ka shënuar një gol dhe ka bërë 2 asiste në 11 paraqitje në të gjitha garat për Milanin këtë sezon.