
Napoli projekton dy transferime, njëri nga Chelsea dhe tjetri nga Barcelona.
Napoli është i interesuar për mbrojtësin e Chelseas, Emerson Palmieri dhe atë të Barcelonës, Junior Firpo.
“Napolitanët” duan një mbrojtës të ri, meqenëse Elseid Hysaj mund të largohet gjatë janarit, ose në fund të edicion, transmeton lajmi.net.
Sipas Il Corriere dello Sport, gjiganti italian janë duke vëzhguar Emersonin dhe Firpon, që janë të shtyrë nga klubet për largimin në rast se duan të luajnë më shumë.
Firpon ka zhvilluar 246 minuta në të gjitha garat këtë edicion duke dhuruar dy asistime dhe një gol.
Kurse, italiani për “Blutë” e Londrës ka zhvilluar 418 minuta, kurse ky i fundit kërkohet edhe nga rivali i Napolit, Interi.