Calhanoglu rrit kërkesat për Milanin

12:01 | 28 Dhjetor 2020

Calhanoglu dëshiron rritje page.

AC Milan dhe përfaqësuesit e fubtbollistit turk, Hakan Calhanoglu, janë në bisedime për kontratën e re.

Bisedimet ndërmjet AC Milan dhe Hakan Calhanoglu për kontratën e re duket se kanë ngecur në një temë, turku dëshiron pagë më të madhe të mbetet në San Siro.

Milani thuhet se ka ofruar 3.5 milionë euro në sezon për të, por përfaqësuesi i Turqisë kërkon 5 milionë euro plus bonuse.

“Rossonerët” kishin ofruar 1 milionë euro më shumë se marrveshja e mëparshme, përkatësisht 3.5 milionë euro në vit. Por mesfushori kërkon më shumë dhe është kundërpërgjigjur me një kërkesë prej 5 milionë euro plus bonuset, transmeton lajmi net.

Kontrata e 26 vjeçarit skadon në verën e ardhshme, kjo mund ta shtyjë turkun larg San Siros me parametra zero, dhe drejtuesit e Milan nuk dëshirojnë një gjë të tillë, por kërkesa e tij për pagën mund të paraqesë problem.

Mesfushori “Rossoner” ka kontribuar me shtatë asistime dhe një gol në 14 ndeshje të Serie A deri më tani.

Komento: