Ylli i Arsenalit del pozitiv me koronavirus

22:30 | 28 Dhjetor 2020

Ylli i Arsenalit ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.

Arsenali ka konfirmuar se mbrojtësi Gabriel, ka dal pozitiv në analizat e COVID-19.

23-vjeçari është në izolim, derisa ka pasur kontakt me një person të afërt që ishte i prekur nga koronavirusi.

Braziliani mungoi në fitoren ndaj Chelseas dhe do mungojë për së paku dy sfidat e radhës, kundër Brighton dhe West Brom.

“Gabriel ka dal pozitiv me COVID-19 dhe është i izoluar duke ndjekur protokollin e Premierligës”, shkruhej në komunikatë.

Ndërsa, në skuadër janë rikthyer dyshja braziliane, David Luiz dhe Willian.

Komento: