Milan në aksion, synon transferimin e sulmuesit të njohur për t’iu ndihmuar ta fitojnë titullin

12:03 | 29 Dhjetor 2020

Milani e dëshiron Zahan që t’i ndihmojë ta fitojë titullin.

Gjiganti nga Serie A, AC Milani ka shprehur interesim për shërbimet sulmuesit të Crystal Palace, Wilfried Zaha – bën të ditur The Sun.

Rossonerët janë në krye të tabelës së Serie A, me një pikë më shumë se përcjellësi i parë, Inter dhe shpresojnë të qëndrojnë aty.

Në përpjekje për ta fituar Scudetton e parë që nga sezoni 2010/2011, Milani do të ketë nevojë për përforcimin e skuadrës në gjysmën e dytë të sezonit.

Zaha, i cili i ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar dy asistime deri më tani këtë edicion në Ligën Premier, konsiderohet si përforcim ideal për sulmin në afatin kalimtar të janarit.

28-vjeçari është lidhur vazhdimisht me një largim nga Selhurst Park në afatet e fundit kalimtare, ndërsa edhe Arsenali është interesuar për shërbimet e tij.

Komento: