Maldini në aksion, Leo Duarten dhe 5 milionë për mbrojtësin e njohur të Serie A

14:37 | 29 Dhjetor 2020

AC Milan është duke bërë plane që t’i bëjë disa transferime në afatin e janarit.

Kuqezinjtë kanë synim që ta forcojnë edhe qendërmbrojtjen e tyre. Një nga emrat që së fundmi po përmendet për këtë pozitë është mbrojtësi i Hellas Verona, Matteo Lovato.

Mediat italiane raportojnë se drejtori teknik i Milanit, Paolo Maldini është një tifoz i madh i mbrojtësit 20-vjeçar dhe Rossonerët po bëjnë presion për nënshkrimin e tij, madje duke bërë një ofertë zyrtare, përcjell ORAinfo.

Ata vendosën në tavolinë një ofertë prej 5 milionë euro, plus Leo Duarte.

Mirëpo sipas mediave italiane, kjo ofertë e Milanit është refuzuar nga drejtuesit e Veronas, pasi e konsiderojnë propozimin shumë të ulët.

Mbetet të shihet nëse Maldini do të nisë një ofertë të re apo nëse vëmendja tani do të kthehet në shënjestra të tjera të tilla si Mohamed Simakan ose Ozan Kabak. /ORAinfo/

Komento: