Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se partia që e udhëheq do të hyjë e vetme në zgjedhje.
Këto komente Haradinaj i ka bërë gjatë një vizite në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
“Në zgjedhje shkojmë të vetëm nuk kemi vija të kuqe për asnjë parti pas zgjedhjeve”, ka thënë ai.
Lideri i AAK-së do t’i prijë listës në garën zgjedhore por nuk do të jetë kandidat për kryeministër, raporton Express.
Ish-kryeministri Haradinaj po synon hapur pozitën e shefit të Shtetit pas zgjedhjeve që do të mbahen.
AAK-ja që në Qeverinë Hoti kishte disa poste ministrore dhe atë të zëvendëskryeministrit nuk do të bashkëpunojë me LDK-në para zgjedhjeve në një listë të përbashkët.