
Zlatan Ibrahimovic synon rikthimin kundër Cagliarit.
Sulmuesi i AC Milanit, Zlatan Ibrahimovic do të bëjë disa testime dhe shpreson të rikthehet ndaj Cagliarit me 18 janar.
Sipas Sky Sport Italia, suedezi është duke pasur disa probleme me lëndimet e shpeshta.
Zlatan ka munguar që nga fitorja ndaj Napolit dhe pritet të rikthehet kundër Cagliarit me 18 janar.
Klubi nuk dëshiron ta rrezikojë 39-vjeçarin, andaj më shumë mundësi ky i fundit do humbas sfidën kundër Juventusit.
Kontrata momentale Ibrahimovicit i skadon në qershorin e vitit 2021, por “Rossonerët” duan ta mbajnë më gjatë.