I frikshëm, kështu pritet të duket formacioni i Arsenalit me Costan, Iscon dhe Jordan

09:22 | 30 Dhjetor 2020

Arsenali në afatin dimëror mund të bëjë tri transferime sepse trajneri Mikel Arteta dëshiron të shpëtojë postin e tij.

“Topçinjtë” renditën në pozitën e 13-të në tabelë dhe duhet shpejtë të rikthehen në formë që të ngritën në pjesën e epërme të tabelës.

Sipas SunSport, Arsenali ka interesim për mesfushorin e Sevillas, Joan Jordan, atë të Real Madridit, Isco dhe sulmuesin Diego Costa që është agjent i lirë, meqenëse ndërpreu kontratën me Atleticon, transmeton lajmi.

Ja se si do të duket formacioni i Arsenalit nëse realizohen këto tri transferime:

Leno; Bellerin, Gabriel, Mari, Tierney; Jordan, Partey; Aubameyang, Isco, Saka; Costa.

Komento: