Anton Çunit kandidat ‘kompromisi’ për kryeministër nga LDK

12:23 | 30 Dhjetor 2020

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thirrur sot në takim kryesin e partisë me fillim prej orës 14:00.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohet për kandidatin për kryeministër nga kjo pari.

Avdullah Hoti, Lutfi Haziri dhe Kujtim Shala, deri me tani kanë qenë emrat me të përfolur si kandidat të mundshëm të LDK-së për kryeministër në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen në muajt e parë të vitit 2021.

Mirëpo, burime të ORAinfo brenda LDK-së, bëjnë të ditur se edhe Anton Çuni pritet të propozohet si kandidat për kryeministër.

“Anton Çuni është një person që ka simpatinë e të gjithëve në LDK, prandaj edhe ai pritet të propozohet sot si kandidat për kryeministër”, ka thënë për ORAinfo një anëtar i Kryesisë së LDK-së.

Ditë me parë, ka qenë vet Anton Çuni, ai i cili ka shprehur gatishmërinë për të qenë kandidat i LDK-së për kryeministër në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Mbetet të shihet sot gjatë ditës nëse ish-komandanti i UÇK-së do ta marrë mbështetjen
e Këshillit Drejtues të LDK-së për kandidat për kryeministër.

Kujtojmë që deri më tani vetëm PDK ka zyrtarizuar kandidaturën për kryeministër, me Enver Hoxhajn. Kurse Lëvizja Vetëvendosje, pritet që të dal me liderin e partisë, Albin Kurtin. /ORAinfo/

Komento: