Mjeku i Kardiologjisë jep dorëheqje – Akuzon rëndë menaxhmentin e kësaj klinike

12:49 | 30 Dhjetor 2020

Agron Qerimi ka dhënë dorëheqje nga pozita e ushtrues i detyrës së shefit të sallës së kateterizimit, të klinikës Kardiokirurgjisë.

Insajderi ka siguruar letrën e dorëheqjes së tij, në të cilën ka akuzuar menaxhmentin e kësaj klinike për keqmenaxhim dhe presion të stafit për të kryer koronarografi për pacientët që nuk janë raste shumë urgjente.

“Duke qenë dëshmitarë ndaj formave të ndryshme të keqmenaxhimit e cila po mbretron në Klinikinë e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive, i ngarkuar me presione të ndryshme ndaj stafit të mjekëve të repartit nga drejtori i KKI për të realizuar koronarografi për pacientët të cilët nuk janë me indikacione të qarta, tendencat dhe planifikimet të cilat janë prezantuar nga drejtori për shtrimin në kardiokirurgji dhe mandej realizimi i koronarografve, kërkesa për marrjen në posedim të listës së pritjes nga zyrtarët administratës janë tendencë abusive me të”, shkuan Qerimi në letrën e dorëheqjes.

Sipas Qerimit në këtë klinikë ka neglizhencë të pacientëve që e kanë me urgjencë ta bëjnë koronar grafinë, ndërkohë që menaxhmenti thërret pacientët që janë në listë të pritjes.

“Ka neglizhencë për pacientët me urgjencë për CABG që realizohet nga ne, prolongohen rastet duke i lënë të rrezikuar në repartin e kardiologjisë, e ndërsa thirren pacientë nga lista e prites edhe pse tani janë të ndaluara rastet selective për shkak të pandemisë”, shkruan në letrën e dorëheqjes së tij.

Sipas Qerimit marrja e repartit nga menaxhmenti i të QKUK-së është plan i shkatërrimit të të kardiologjisë, andaj edhe u bënë thirrje për organet e drejtësisë që “të hetojnë se në dobi të kujt janë duke punuar duke na shkatërruar neve si klinikë”.

“Unë nuk mundem të qëndroj veç një spektator ndaj këtij dëmtimi, kështu ngris zërin dhe më duhet të reagoj, për këtë shkak edhe jap dorëheqje nga pozita e u.d të shefit të sallës së katetrizimit”, thuhet në letrën e dorëheqjes.

Komento: