Zlatan Ibrahimovic kthehet në Milano

12:54 | 30 Dhjetor 2020

Zlatan Ibrahimovic do të kthehet sot në Milano, ku do t’iu nënshtrohet testeve mjekësore për ta parë sesi ka vajtur riaftësimi i tij nga lëndimi.

Sulmuesi suedez synon të rikthehet në fushë për Milanin kah mesi i janarit, transmeton Express.

E përditshmja italiane La Gazzetta dello Sport raporton se trajneri i Milanit, Stefano Pioli, e pret 39-vjeçarin në Milanello sot gjatë ditës.

Ai duhet t’i bëjë testet mjekësore së pari, për të parë se si ka vajtur shërbimi i pulpës së këmbës.

Ibrahimovic pritet të rikthehet në fushë në kah mesi i muajit të ardhshëm, në takimin e Milanit me Cagliarin më 18 janar.

Kjo nënkupton se ai, megjithatë, nuk do të mungojë në katër ndeshjet e ardhshme të kuqezinjve, përfshirë kundër Juventusit.

Komento: