Ministri Zemaj: Shëndetësia nuk ishte prioritet i qeverive të kaluara

15:29 | 30 Dhjetor 2020

Zemaj: Shëndetësia nuk ishte prioritet i qeverive të kaluara.

Ministri e Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot ka ndarë mirënjohje për personelin shëndetësor për ballafaqimin me pandeminë COVID-19.

Zemaj, ka kritikuar qeveritë e kaluara që nuk kanë vendosur prioritet shëndetësinë.

“Ne si ministri kemi bërë aq sa kemi mundur jo maksimalisht edhe pse shëndetësia nuk ka qenë prioritet i Qeveritë e kaluara. Qëllimi ynë i përbashkët është që asnjë mjek mos të mbetet në rrugë. Sot ndihëm i emocionuar që po japim disa mirënjohje”.

“Shfaqim nderimin tonë për ata që humbën jetën duke mbrojtur qytetarët si punonjës të shëndetësisë së Republikës së Kosovës”.

Doktor Sali Ahmeti, Arvër Demiri, Bahri Thaci, Haki Thaci, Rukije Mehmeti, Naim Kuci ishin disa nga ata që morën mirënjohje.

Komento: