Në Spitalin e Pejës bie numri i pacientëve me koronavirus

08:50 | 31 Dhjetor 2020

Bie numri i pacientëve me COVID-19 në Spitalin e Pejës.

66 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me COVID-19.

Sa i përket gjendjes së pacientëve: pesë pacientë janë në respiratorë (CPAP), 44 pacientë janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta nëntë pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Një pacient është shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 179 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 15 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Dy lindje kanë qenë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë – një normale dhe një me prerje cezariane. Kanë lindur dy foshnje, një i gjinisë mashkullore dhe një i gjinisë femërore.

204 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,903 analiza, ndërsa janë kryer gjashtë operacione.

Komento: