Merret vendimi: Shtyhet seanca kundër Samli Lushtakut, Dardan Gashit dhe Endtrit Shalës

10:52 | 11 Shkurt 2019

Me kërkesë të avokatit është shtyrë seanca për ministrin e Diasporës Dardan Gashin, atë të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, dhe ish kryetarin e komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

Është shtyrë seanca fillestare ndaj Endrit Shalës, Dardan Gashit e Sami Lushtakut për datën 27 shkurt, raporton T7.
Kjo me kërkesë të avokatit Arianit Koci që propozoi që seanca të shtyhet, duke kërkuar më shumë kohë.

Koci tha se sot kanë pranuar një provë për të cilën i duhet kohë për ta analizuar dhe për t’u konsultuar me klientin e tij, Dardan Gashin.

Edhe, Sami Lushtaku ka kërkuar që seanca të shtyhet për arsye shëndetësore.

Gjykata Themelore në Gjakovë dega në Malishevë ka aprovuar propozimin e palëve dhe seanca është shtyrë për datën 27 shkurt në orën 10:00.

Prokuroria e Gjakovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Dardan Gashit, Sami Lushtakut dhe Endrit Shalës, për posedim të paautorizuar të armëve, pasi që të njëjtit ishin parë në një video duke festuar në odën e Fatmir Limajt.

Komento: