Pamje kur nxirret nga lokali trupi i biznesmenit që i dha fund jetës së tij në qendër të Prishtinës

12:06 | 31 Dhjetor 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë, ku një person i ka dhënë fund jetës së tij.

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 9:30 ka marrë informacion për një vdekje të dyshimtë në lagjen “Garibaldi”, në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti konfirmoi se bëhet fjalë për një mashkull i cili është gjetur pa shenja jete në një zyre.

“Rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një zyrë në rrugën “Garibaldi” në Prishtinë. Menjëherë njësia policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendngjarje, ku nga ekipi mjekësor është konfirmuar se personi (mashkull) është pa shenja jete. Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin për rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ajo.

Mësohet që tashmë i ndjeri është i moshës rreth 50-vjeçare.

Trupi i pajetë i tij është nxjerr pra pak çastesh nga vendi ku i dha fund jetës së tij.

Komento: