Ҫfarë po ndodh me të? Neymar në telashe të mëdha

18:07 | 31 Dhjetor 2020

Duket se Neymari është në telashe të mëdha.

Drejtësia braziliane ka hapur një hetim mbi festën e Vitit të Ri të organizuar nga Neymar në vilën e tij në bregdetin e Rio de Janeiro, pavarësisht ndalimeve të vendosura nga lufta kundër pandemisë.

Kjo u njoftua nga zyra e prokurorit.

Agjenti i sulmuesit brazilian të PSG mohoi, por ndërkohë misteri u thellua pasi lojtari postoi një foto të tij me një mik në një jaht në plazhin e Santa Catarina, në jug të vendit.

Prokurori i Rio tha në një deklaratë se ai kishte hapur një hetim pasi kishte marrë “disa ankesa, bazuar në informacionin e zbuluar nga shtypi, në lidhje me ngjarjet e organizuara nga lojtari Neymar”.

Neymar ka shënuar 9 gola në 12 paraqitje deri më tani me PSG-në në sezonin 2020/21.

Komento: