Bashkë me gruan dhe vajzën, Kurti uron Vitin e ri me këtë postim

19:37 | 31 Dhjetor 2020

Kurti uron Vitin e Ri bashkë me gruan dhe vajzën e tij.

Lideri i VV-së, Albin Kurti ka uruar qytetarët për Vitin e Ri.

Në një postim në Facebook, Kurti ka publikuar një fotografi me gruan dhe vajzën e tij, teksa ka shtuar se uron vërtet një vit të ri.

“Me dëshirë dhe shpresë për një Vit vërtet të Ri, të gjithë Juve dhe të dashurve Tuaj: Gëzuar 2021!”, ka shkruar ai.

Komento: