Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen Riza Smakës

16:17 | 01 Janar 2021

Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen e profesorit Riza Smaka.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Ramush Haradinaj, është shprehur i pikëlluar për vdekjen e profesorit Riza Smaka.

Haradinaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Riza Smaka u shqua për profesionalizmin e tij, kontribuoi në arsimin e brezave por edhe në shtetësinë e Kosovës, në faza të ndryshme të saj.

“Ndajmë dhembjen me familjen Smaka dhe të gjithë ata që e njohën. U prehsh në paqe profesor!”, shkruan Haradinaj.

Postimi i plotë:

I pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të mikut tim Riza Smaka.

Riza Smaka u shqua për profesionalizmin e tij, kontribuoi në arsimin e brezave por edhe në shtetësinë e Kosovës, në faza të ndryshme të saj.

Ndajmë dhembjen me familjen Smaka dhe të gjithë ata që e njohën.

U prehsh në paqe profesor!

Komento: