Për të dalë nga Kosova, mërgimtarët duhet të presin deri në 50 minuta

09:59 | 02 Janar 2021

Mërgimtarët duhet të presin deri në 50 minuta për të dalë nga Kosova.

Mërgimtarët që erdhën për t’i kaluar festat e fundvitit në Kosovë, tani kanë filluar të kthehen në vendet ku punojnë.

Në pikat kufitare atyre po iu bie që të presin gjatë.

Gjendja më e rënduar paraqitet në Merdare, ku pritjet shkojnë deri në 50 minuta.

Në këtë pikë sipas Qendres për Menaxhimin e Kufijve, kolonat e automjeteve në këtë mëngjesin shkojnë deri në 300 metra.

Komento: