Kjo është mosha e 4 të vdekurve nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vendin tonë

15:10 | 02 Janar 2021

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndërruar jetë 4 persona si pasojë e koronavirusit.

Ndërsa janë shënuar edhe 229 raste të reja, përcjell ORAinfo.

Numri total i rasteve pozitive është 51.731 raste nga 186.031 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.340 raste të vdekjes.

IKSHPK-ja njofton se rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (62 vjeç), Malishevë 1 rast (33 vjeç), Skenderaj 1 rast (71 vjeç)./ORAinfo/

Komento: