Sapo përfundoi takimi urgjent i krerëve të shtetit

13:15 | 11 Shkurt 2019

Ka përfunduar para pak çastesh takimi i krerëve të shtetit.

Para pak minutash ka përfunduar takimi mes presidentit të vendit Hashim Thaçi, kryeministrit Ramush Haradinaj, kryekuvendarit Kadri Veseli si dhe kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Ky takim është iniciuar nga kryekuvendari Kadri Veseli dhe u mbajt në kabinetin e tij.

Temë diskutimi në këtë takim ishte platforma për dialog me Serbinë, e cila pritet nëse të dorëzohet në Kuvend, raporton Gazeta Express.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës, më 21 nëntor të vitit të kaluar, ka vendosur taksën doganore prej 100% mbi prodhimet e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Autoritetet e Serbisë kanë thënë se nuk do të vazhdojnë dialogun me Kosovën, në rast se taksa për produktet e Serbisë nuk hiqet nga Qeveria e Kosovës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës që ta pezullojnë këtë vendim.

Komento: