Për katër ditë regjistrohen 234 raste, 2021-ta nis me shumë aksidente

22:18 | 05 Janar 2021

2021-ta nis me shumë aksidente, për katër ditë regjistrohen 234 raste.

Viti 2021 ka nisur me shumë aksidente trafiku në rrugët e Kosovës.

Statistikat e policisë tregojnë se vetëm nga 1 janari deri më sot, kanë ndodhur 234 aksidente prej të cilave dy kanë përfunduar me pasoja fatale dhe 85 me persona të lënduar.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, sipas policisë kanë ndodhur 65 aksidente.

Me fatalitet ishte aksidenti në Arllat të Drenasit ku një 24 vjeçar nga Nekoci humbi jetën.

Policia ka bërë apel të vazhdueshëm për kujdes të shtuar në trafik.

Komento: