Kjo është mosha e dy të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë

15:12 | 06 Janar 2021

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 1.357 raste, përcjell ORAinfo.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar edhe për komunat dhe moshën e viktimave.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (80 vjeç), Prishtinë 1 rast (58 vjeç)”- thuhet në njoftim./ORAinfo/

Komento: