Dëme të mëdha në Suharekë nga reshjet e shiut, publikohen pamjet

13:50 | 08 Janar 2021

Reshjet e shiut shkaktojnë dëme në Suharekë, kryetari i komunës publikon fotot.

Kreu i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur se reshjet kanë shkaktuar probleme në disa zona në këtë komunë.

Këto komente Muharremaj i ka bërë përmes një shkrimi në Facebook.

“Reshjet e shumta të shiut të cilat po vazhdojnë ende, po shkaktojnë probleme në disa zona në Komunën e Suharekës. Ekipet tona janë në teren dhe po e mbajnë situatën nën kontrollë, megjithëse dëmet mund të jenë prezente nëse kemi ende reshje të shiut. Në Shirokë, Duhël, Bllacë, Tërrnje, Leshan, Nëpërbisht etj, ekipet kanë bërë vizitën e tyre dhe po veprohet sipas nevojës. Ne do të jemi në teren dhe brenda kapaciteteve tona do të veprojmë”, ka thënë ai.

Komento: