Paralajmëron Hoti: Duhet të kemi kujdes maksimal, po përhapet me shpejtësi varianti i ri i COVID-19

21:03 | 08 Janar 2021

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka bërë thirrje për kujdes nga varianti i ri i COVID-19.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka bërë thirrje për kujdes maksimal përgjatë ditëve në vijim, meqë ka thënë se varianti i ri i koronavirusit po përhapet me shpejtësi.

Hoti, në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shpërndarë edhe listen e komunave në bazë të rrezikshmërisë së transmetimit, pas njoftimit të MSH për ndërrimin e komunave nga zona e rrezikshmërisë.

“Rangimi i ri i komunave lidhur me masat anti Covid-19 tregon se po përmirësohet gjendja. Por, duhet të kemi kujdes maksimal pasi tani po qarkullon varianti i ri i virusit covid-19, i cili po përhapet shumë më shpejt”, thuhet në postimin e kryeministrit në detyrë.

Komento: