Sarri drejt shkarkimit? Ky do të jetë trajneri i ri i Chelseas

20:11 | 11 February 2019

Skuadra nga Lodra, Cehslsea është duke përjetuar ditët më të vështira.

Chelsea ka shënuar humbje të thellë mbrëmë kundër Manchester Cityty.

E për këtë faji i është dedikuar trajnerit të Chelseas, Maurizio Sarri.

Chelsea është duke menduar që ta largojë nga detyra trajnerin Maurizio Sarri dhe në vend të tij ta vë ndihmësin e tij, Gianfranco Zolan.

Sipas Sport Mediaset, ish-trajneri i Napolit, Sarri është vënë nën akuzë pas humbjes së turpshme 6-0 të së dielën ndaj Manchester Cityt.

Ka mbetur që Roman Abramovich të marrë një vendim për të ardhmen e italianit.

Mediat angleze shkruajnë se Zola mund të mbetet deri në fund të sezonit para se të emërohet një ’emër i madh’, ngjashëm si Manchester United që e solli ish-lojtarin e preferuar të tifozëve Ole Gunnar Solskjaerin.

I fundit që ka ardhur te Chelsea si trajner i përkohshëm është Roberto Di Matteo që e itoi Ligën e Kampionëve në vitin 2012.

Sarri e zëvendësoi Antonio Conte verën e kaluar dhe fillimisht shkoi me Chelsean në 18 ndeshje pa humbje.

Tani ata kanë humbur shtatë nga 21 ndeshjet e fundit, u kritikat janë të mëdha drejt italianit.

Zola një legjendë e klubit londinez si trajner ka qenë te Ëatford dhe West Ham United.

Megjithatë, ai ka pasur edhe eksperienca si në Al-Arabi dhe Cagliari, por edhe te Birmingham City.

Komento: