Eva po feston ditëlindjen e 5-të, Lyrical Son e uron me fjalët me të ëmbla

18:00 | 09 Janar 2021

Lyrical Son uroi të bijën e tij për ditëlindje.

Lyrical Son është një nga reperët më të talentuar shqiptar, i cili numëron hite në repertorin e tij.

Reperi herë pas here është aktiv në rrjete sociale kurse shumica e postimeve i dedikohet familjes së tij të bukur.

Së fundmi në llogarinë Instagram ka zgjedhur fjalët më të ëmbla në ditëlindjen e vajzës së tij Eva-s e cila mbush 5 vite, shkruan lajmi.

“Urime ditelindja e 5-te zemer. Ishalla gjithmone te percjell shendeti, paqja dhe lumturia ne jete. Te don Babi perjet’. Eva5 ”, shkroi reperi.

Nga fotografitë e publikuara mund të shihet se Lyrical Son ka organizuar një festë të vogël për të lumturuar vajzën dhe nga buzëqeshja e Eva-s duket ai e arriti qëllimin.

Komento: