Policia shqiptoi 457 gjoba për mosrespektim të masave anti-pandemi

10:17 | 10 Janar 2021

457 gjoba për mosrespektim të masave anti-pandemi.

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 457 gjoba për shkak të mosrespektimit të masave anti-COVID.

17 persona u arrestuan dhe katër persona u dërguan në mbajtje.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 21 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 17 aksidente me të lënduar.

Po ashtu Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 603 tiketa trafiku.

Komento: