
Nuk po i pritet deri në zgjedhje, Arban Abrashi e bën veten “kryetar të Prishtinës”.
Ministri në detyrë i Infrastrukturës nga LDK-ja, Arban Abrashi tani që i ka mbetur edhe pak kohë në pozitën e ministrit, po synon të bëhet kryetar i Prishtinës.
Abrashi i ka hequr plotësisht dilemat nëse ai do të jetë kandidat i LDK-së për të parin e Prishtinës.
Ministri në detyrë ka rifreskuar të dhënat në faqen e tij në Facebook, ku tek të dhënat ka shkruar edhe: “Kryetar i ardhshëm i Prishtinës”.
Zgjedhjet e reja lokale pritet të mbahen në vjeshtën e vitit 2021.
